Ferr në Ersekë, Nino pa ndjenjaFutbollisti laçjan u godit me shkelma e grushte në hyrje të dhomave të zhveshjes.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi i Laçit, Jetmir Nino, rrezikoi jetën në Ersekë në ndeshjen Gramozi-Laçi (1-2, java 13). Futbollisti laçjan u godit me shkelma e grushte në hyrje të dhomave të zhveshjes.
NINO PA NDJENJA
Nino shkëmbeu fjalë me tone të ashpra me sulmuesin e Gramozit, Genn Hyseni (autori i golit të vetëm të kolonjarëve), dhe ky i fundit e goditi me grushta. Pas kosovarit ndaj Ninos qëlluan edhe lojtarë të tjerë të Gramozit. Nino ra pa ndjenja dhe u dërgua me ambulancë, ku mjekët e risollën në vete. Tifozët e Gramozit sulmuan me gurë dhe autobuzin e Laçit. Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, akuzoi treshen e gjyqtarëve me në krye Kridens Metën, duke pohuar se arbitri nuk ka një penallti dhe i mohoi një gol kolonjarëve.
Numri i klikimeve - 2920
E Diele, 06 Dhjetor 2009