Salihi, goli, detyra më e thjeshtëSulmuesi shkodran shënoi golin e tij të nëntë me 11 ndeshjen me fanellën e Rapidit

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Hamdi Salihi me golin e tij në fitoren 3-1 kundër Kapfenbergut kurorëzon Rapidin e Vjenës si “kampione e dimrit” në Austri.
11 GOLA
Kryesuesit e Superligës tashmë ka tre pikë më shumë dhe me një golaverazh më të mirë prej gjashtë golash me shumë se pasuesi i tij, Salzburgu. Kapiteni i Rapidit, Stefen Hofman (18’) me penallti, Nikica Jelaviç (34’) dhe Hamdi Salihi (85’) shfrytëzuan rastet e krijuara, ndërsa Marek Heinc (78’) me golin e tij e bëri më tërheqës takimin. Salihi shënoi golin e tij të nëntë me 11 ndeshjen me fanellën e Rapidit, duke realizuar kështu edhe golin e tij të 11-të, duke përfshirë edhe dy me ish-skuadrën e tij, SV Ried, përpara se të transferohej në limitin e merkatos te rekordmenët austriakë.
Numri i klikimeve - 2915
E Shtune, 05 Dhjetor 2009