E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara: Luajtëm shumë ngadalë

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, thotë se ekipi i tij nuk ishte në formën më të mirë, pavarësisht fitores së djeshme ndaj Sienës.
"Ishte e dukshme se ne do të arrijmë fitore, një fitore të merituar, me disa shanse të mira shënimi, por kurrë nuk rrezikuam edhe pse gjithmonë ishim nën kontroll".
"Jam i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen. Por mund të debatojmë për kualitetin e futbollit. Ritmi ishte shumë i ngadaltë. Ne e kishim topin, por e pasonim shumë ngadalë dhe jo në kohë të duhur, veçanërisht në pjesën e parë", ka thënë Ferrara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›