E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, vdes Jeffry Picover një nga bamirësit më të mëdhenj të vendit

Jeffry Picover, i njohur si një nga dhuruesit si edhe bamirësit më të mëdhenj në Amerikë është gjendur ditën e dielë i mbytur në fund të pishinës. Lajmi u bë i ditur nga policia e Miamit. Picover i cili kishte një pjesë të madhe aksionesh tek kompania Bernard Maddof, u gjend i vdekur nga gruaja e tij e cila lajmëroi direkt emergjencën për ta shpëtuar bashkëshortin e saj. Por ishte shumë vonë. Kompania Bernard Maddof, ku Picover kishte aksione, llogaritet të ketë një pasuri prje 65 miliardë dollarësh. Kohët e fundit Picover ishte duke u hetuar për një mashtrim financiar në lidhje me deklarimin e pasurisë, mashtrimi shkonte deri në shifrën e 7,2 miliardë dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›