Ferrara: Morali në skuadër është i lartë
Pas pushimit për shkak të grumbullimit të ekipeve kombëtare, Juventusi do ta rinisë “gjuetinë” ndaj Interit duke nisur nga -5 pikë. “Morali është i lartë, të paktën i atyre lojtarëve që kanë punuar me mua. Shpresoj që i tillë të jetë edhe i atyre që do të rikthehen nga kombëtaret”, deklaroi Ferrara.
Sipas numrit një të stolit juventin, vetëm në këtë mënyrë ekipi mund të mbajë ritmin dhe të jetë në gjendje të përballojë me sukses ndeshjet e radhës. Tashmë është rikthyer në dispozicion të trajnerit italian edhe Del Piero dhe Çiro Ferrara shpreson që për ndeshjen e radhës ndaj Udinezes, të ketë të gatshëm edhe Markizion e Sisokon.
“Java tjetër do të jetë shumë e rëndësishme, sepse lojtarët që nuk ishin me grupin gjatë këtyre ditëve, nuk kanë punuar me skuadrën. Prandaj, është thelbësore të shohim se çfarë do të bëjnë gjatë ditëve para ndeshjes me Udinezen”, nënvizoi trajneri i “Zonjës”.