KQZ: PD fiton në të pesë njësitë vendore
Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli bëri sot të ditur në një prononcim për mediat se pas numërimit të votave në pesë KZAZ-të rezulton se kandidatët e prezantuar nga PD janë fitues të zgjedhjeve të pjesshme, të mbajtura dje në Shqipëri për zgjedhjen e drejtuesve vendore në pesë njësi, ku ish-kryetarët e tyre u zgjodhën deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
"Zgjedhjet kanë ecur normalisht gjatë gjithë ditës së djeshme dhe po ashtu edhe procesi i numurimit të votave, i cili ka përfunduar madje dhe më herët se sa ishte parashikuar", tha Olli. Përsa i takon pjesmarjes në të pesë njësitë vendore ajo varion në rreth 30%, shifër kjo që mund të konsiderohet e kënaqshme, nisur nga fakti që Partia Socialiste e opozitës dhe aleatët e saj nuk prezantuan kandidatë në këtë raund të pjesshëm zgjedhor.
Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në komunën e Fierzës me mbi 50% të numrit të zgjedhësve që morën pjesë në votim, ndërsa në Fushë Arrëz ishte rreth 43 %, në komunën Otllak 30%. E kënaqshme ishte pjesëmarrja dhe në bashkinë Klos dhe në njësinë bashkiake nr. 10 në Tiranë. Olli theksoi se ky është rezultati përfundimtar paraprak. Në bazë të ligjit pritet të përfundojnë dhe kërkesat ankimore nga subjektet politike dhe brenda tre ditëve KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të këtij procesi.
Për garën e zgjedhjeve të djeshme ishin regjistruar 3 subjekte elektorale: Partia Demokratike , Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës e Shqipërisë ( e riorgganizuar) . Kjo e fundit konkuroi vetëm në komunën Otllak. Kandidatët që konkuruan ishin: në njësinë bashkiake nr. 10 Blendi Fuga, i PD-së dhe Gjergji Thomai, i LSI-së. Në komunën Otllak votuesit do të zgjidhnin mes tre kandidaturave: Muharrem Hoxha (PD), Nasi Gjoka (LSI) dhe Hektor Beqollari (PPSHr).
Në bashkinë Klos kryetari i ri do të zgjidhej mes kandidaturave të Ramazan Mjeshtrit (PD) dhe Xhevdet Reçit (LSI). Për kreun e bashkisë Fushë Arrës konkuruan kandidatët Alfred Qafa (PD) dhe Ded Gjergji (LSI), ndërsa për komunën Fierzë gara u zhvillua mes kandidatëve Gjelosh Perlokaj (PD) dhe Mehmet Ponari (LSI).
Partia Socialiste, më e madhja e opozitës në vend, nuk mori pjesë në zgjedhjet e sotme pas vendimit të saj për të mos konkurruar në këtë proces, i cili pason atë të bojkotit të parlamentit, të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Në zgjedhjet e fundit lokale (2007) në këto pesë njësi vendore fituese ka dalë Partia Demokratike dhe vetëm në një prej tyre ka fituar Partia Socialiste.