E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara si Balboa: Nuk rrëzohem lehtë!

“E njoh mendimin e shoqërisë dhe di gjithashtu se fati i një trajneri varet nga rezultatet. Nëse do të vendosin të më shkarkojnë, nuk do ta marr si disfatë, por si një fazë rritjeje”, pohoi trajneri italian i “Zonjës”. Pasditen e sotme në qendrën stërvitore të ekipit ishin edhe disa prej drejtuesve, të cilët u takuan me trajnerin dhe lojtarët.Në lidhje me këtë vizitë Ferrara shtoi: “Në një moment të vështirë si ky që po kalojmë, mendoj se është e drejtë që klubi, presidenti dhe drejtuesit e tjerë, të jenë në kontakt të ngushtë me realitetin dhe me situatën në skuadër. Është normale që të vijnë”.Në fund, nuk mungojnë edhe disa fjalë të hidhura nga goja e numrit një të stolit bardhezi: “Një nga miqtë e mi, një nga të paktët që kam në këtë periudhë, më ka kahasuar me Rokin. Jam mbushur me goditje dhe gjak, megjithatë, u them kundërshtarëve ‘gjuani më fort, nuk më bëni dot keq’. Asgjë nuk mund të më rrëzojë”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›