E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierza bie me 14 cm, ulet niveli i shkarkimeve

Kjo do të thotë se do të shkojë më pak ujë në lumin Drin në zonat e përmbytura të Shkodrës, çka rritën shpresat se situata mund të përmirësohet. Sipas të dhënave të orës 08:00, Fierza ndodhet në kuotën e 290. Ky liqen bie me 14 centimetra, duke arritur tashmë në pika të zakonshme të grumbullimit të ujit. Sipas të dhënave të ofruara prurjet në liqenin e Fierzës, janë 430 metra kub për sekondë, ndërkohë që derdhjet janë 600 metër kub në sekondë. Ndërsa liqeni i Komanit gjendet në kuotën e 170.27 metra, nga 175 metra që është pika maksimale. Aktualisht niveli në këtë liqen bi me 7 centimetra. Ujëmbledhësi i Komanit grumbullon 170 m kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkon 700 metër kub ujë në sekondë. Edhe në liqenin e Vaut të Dejës vihet re një ulje e ndjeshme e prurjeve. Niveli i ujit në këtë liqen ndodhet në kuotën e 74. 2 metra nga 76 metra që është kapaciteti maksimal. KESH njofton se prurjet në këtë ujëmbledhës për energjinë janë 140 metër kub për sekondë, ndërkohë që derdhjet 950 metër kub për sekondë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›