Ferrari-Shumaher, në prag "divorci"
Pas dyshimeve në dy garat e para të Botërorit 2009, tensioni te Ferrari është i dukshëm. Në këtë moment krize, personazhi më i përfolur në skuadrën "kokëkuqe" është Mikael Shumaher. Shtatë herë kampioni i botës duket se ka gisht në strategjinë e gabuar të gomave, që komprometoi paraqitjen e Kimi Raikonen në Malajzi. Drejtuesit e markës italiane nuk preferojnë të japin shumë detaje për këtë problem. Përgjegjësi i skuadrës, Stefano Domenikali, nuk jep asnjë detaj: "Kush i zgjodhi gomat e shiut, kur reshjet nuk kishin filluar ende? Nuk kam ndërmend të them publikisht emra. Këtë problem do ta diskutojmë mes nesh. Çfarë roli ka Shumaher? Kësaj pyetjeje nuk dëshiroj t‘i përgjigjem, pasi e di që do të krijoheshin polemika të kota. Është një çështje e menaxhimit të brendshëm, do të flasim me njëri-tjetrin. Duhet t‘i shohim ndryshe gjërat, sepse tema është mjaft e rëndësishme". Të përkthyera ndryshe fjalët e Domenikalit janë: problemet tona i zgjidhim vetëm brenda familjes. Gjithsesi, menaxheri i Shumaher, Uilli Veber, nuk është treguar kaq diplomatik: "Ndaj Mikaelit janë bërë kritika idiote". Duke folur për revistën "Bild", ai nuk e përjashtoi mundësinë e largimit, edhe sepse Ferrari ende nuk i ka rinovuar kontratën ish-pilotit. Gjithsesi, ai saktësoi se vonesat në marrëveshjen e re nuk kanë lidhje me paraqitjen në Çmimin e Madh të Sepangut. "Mikael mund t‘i japë skuadrës ndonjë sugjerim, por ai nuk është drejtuesi i skuadrës apo menaxheri i Ferrarit. Ai i njeh të gjithë dhe në garën e Sepangut u ndodh rastësisht. Vendimet në bokse u morën nga skuadra", shtoi Veber. "Kontrata përfundon në fund të vitit. Largimi i Shumit? Nuk mund të përjashtohet. Pavarësisht kësaj, na duhet të presim. Me drejtuesit e skuadrës do të takohemi gjatë gjysmës së vitit".
Pas këtyre deklaratave të forta, Shumaher dhe prodhuesi nga Maranelo, duken gjithmonë e më pranë divorcit. Pas Zhan Todt, tashmë Ferrari rrezikon të humbasë edhe një tjetër element shumë të rëndësishëm në triumfet e së kaluarës. Me gjithë polemikat e krijuara rreth ish-kampionit gjerman, më shqetësuese duket situata e përgjithshme te "kokëkuqja". Skuadra nuk e fillonte kaq keq kampionatin prej 17 vjetësh: ishte Botërori 1992, sezon në fund të të cilit Zhan Alezi grumbulloi vetëm 18 pikë. Ideja e përsëritjes së atij zhgënjimi i ka alarmuar krerët e skuderisë. "Është e qartë se duhet të dalim shpejt nga kjo situatë. Duhet të evitojmë përhapjen e panikut, por secili duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. Nevojitet një reagim i menjëhershëm. Pas dy garave të para, duhet të ndryshojmë mentalitet dhe të kuptojmë se ndodhemi në një situatë të ndryshme nga ato që kemi përjetuar së fundmi. Kjo situatë është e papranueshme", shpjegoi Domenikali. Makina F60 do të ketë ndryshime në aerodinamikë që prej garës së ardhshme në Shangai.
Paraqitjet
Ferrari nuk e kishte filluar kaq dobët kampionatin prej 17 vjetësh: Zero pikë në dy garat e para ishte një rezultat që nuk regjistrohej prej vitit 1992
"Ferrari e MekLaren do të kthehen"
Megjithëse ka realizuar të pamundurën në krye të Braun GP, Ros Braun nuk shfaqet euforik. Pas dy garave të para të fituara nga Xhenson Baton, ai ka analizuar situatën në kampionat, madje deklaron se Ferrari dhe MekLaren do të kthehen si protagoniste. "Prej ndryshimeve të mëdha në këtë Botëror, vendimi ynë ishte i thjeshtë, nuk nevojiteshin zgjidhje inteligjente. Makina e vitit 2008 nuk ishte në nivelet e duhura dhe nuk humbëm kohë duke punuar me të", tha Braun. "Ferrari dhe MekLaren do të jenë sërish konkurruese. Ato janë skuadra shumë të forta dhe kanë mjaft fuqi në inxhinieri. Besoj se do të dalin shumë shpejt nga kjo situatë e vështirë ku ndodhen".