Kaka-Real, marrëveshje 60 mln euro
Kanë kaluar tre muaj, por koha duket sikur është ndalur. Real Madrid rikthehet të kërkojë Kakanë. Tani gjërat kanë ndryshuar. Kriza ekonomike ka bërë, që cilido lojtar të kenë një çmim dhe raportet mes presidentin të ardhshëm të Real Madrid, Florentino Perez, dhe administratorit kuqezi, Adriano Galiani, janë të mira.
Situata ka ndryshuar: "Florentino e ka tashmë ‘Po‘-në e Kakasë", është titulli i "Marça"-s. Sqarimi është në faqen 2: "Perez e ka tashmë marrëveshjen për të blerë Kakanë". E përditshmja tregon se, Galiani e Perez janë takuar në Milano më 16 mars, duke fiksuar një çmim të kartonit prej 60 milionë euro për t‘u paguar në 4 vite. Shifër e vogël në krahasim me ato 110 milionë të hedhura nga Mansur bin Zajed Al Nahjan, pronari i Mançester Sitit. Në ndryshim nga paraardhësi i tij, njeriu që krijoi nofkën "Galacticos", ka trokitur para në derën e klubit dhe pastaj në atë të lojtarit, duke respektuar rregullat e kortezisë. Nëse kjo tratativë do të jetë e suksesshme, në bazë do të ketë miqësinë. Sipas "Marca"-s në Milano e japin për të përfunduar marrëveshjen, ndërsa në Madrid Florentino është më i përmbajtur: i trembet ndërhyrjes së milionerëve anglezë, Çelsit e Mançester Sitit.
Duhet theksuar dy gjëra. E para ka të bëjë me faktin se, edhe pse prej muajsh janë shkruar mira faqe gazetash, Perez ende nuk ka thënë asnjë fjalë për rikthimin e tij te Reali. Por kjo duket thjesht një çështje kohe, pasi ai pret që gjithçka të bëhet e ditur, kur zgjedhjet të hapet zyrtarisht. E dyta natyrisht ka të bëjë me faktin se, prezantimi me një lojtar, i cili duhet të drejtonte rilindjen e Realit të Kalderonit, do të paraqiste një goditje shumë të studiuar kundrejt një kundërshtari, që edhe pse doli nga dera e pasme, vetëm 10 ditë më parë ka thënë publikisht se, mund të riprezantohet në zgjedhje.
Ideja e Perez është ajo e strategjisë së vjetër: blerja e një "Galactico"-s në vit. Për sezonin mund të blihet diçka më shumë, ngaqë sipas "Marca"-s objektivat e tjerë janë Çesk Fabregas e Ksavi Alonso. Në gjithë këtë mjegull mbetet i paqartë emri i trajnerit. Praktikisht është përjashtuar konfirmimi i Juande Ramos, edhe pse ka marrë 40 pikët në 42 të mundshmet në 14 javët e fundit. Në rënie janë kuotimet për Ançelotin, mbetet në lojë Venger (çështje e komplikuar) dhe kileni Pelegrini, aktualisht në pankinën e Vijarreal dhe që sponsorizohet nga Jorge Valdano, një tjetër që do të rikthehej në Madrid me Florentinon.