E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari afrohet me spanjollin Fernando Alonso

Hapet edhe me shume rruga per kalimin e spanjollit Fernando Alonso tek skuderia Ferrari.

Presidenti i “kalit te kuq”, Montezemolo ka zhvilluar nje takim sekret ne Bahrein me presidentin e Bankes Santander, Emilio Botin, qe ne vitin 2010 do behet sponsor zyrtar i skuderise nga Maranello. Botin nuk e ka fshehur asnjehere simpatine qe ka per ish dy here kampionin e botes.

Sipas te dhenave, ne takimin qe ka zgjatur rreth 20 minuta, ku mendohet se teme qendrore ka qene pikerisht kalimi i Alonsos tek Ferrari. Nderkohe, kolaudatori i skuderise se kuqe, Marc Gene eshte shprehur se Alonso do jete i mirepritur nese do bashkohet me Ferrarin.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›