E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari fiton çmimin Goncourt

Shkrimtari Jerome Ferrari, të mërkurën është kurorëzuar me çmimin më të lartë francez për letërsi, çmimin “Goncourt”, për romanin e tij ""The Sermon on the Fall of Rome". Me rastin e marrjes së çmimit, autori ka bërë shaka para reporterëve, që prisnin reagimin e tij, duke u thënë “A e dini se Barak Obama është zgjedhur sërish president? A do të duhej që ne tash të kishim një tjetër perspektivë ose t’i vinim ato në perspektivë?”

Libri ka një storie të një idealisti i cili ëndërron të gjejë parajsën në Korsikë, por ëndrra këto që thyhen nga korrupsioni dhe degjenerimi i shoqërisë. Ngjarja ndodh kryesisht në një fshat të ishullit mesdhetar. Personazhi idealist ëndërron që të hapë aty një bar dhe ta kthejë atë në një vend paqeje e miqësie. Por gjërat marrin kthesë të madhe, nëpërmjet alkoolit, dhunës, korrupsionit, dhe të këqija të tjera më të cilat përballet ai.

Jerome Ferrari ka lindur në Korsikë, ku edhe u kthye më vonë si profesor filozofie në një shkollë të mesme. Momentalisht është mësues në Abu Dhabi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›