E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger sulmon miqësoret ndërkombëtare

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përsëritur kritikat e tij për miqësoret ndërkombëtare duke theksuar se ato shërbejnë më tepër për “përfitime financiare” nga Federatat përkatëse.

Wenger vazhdimisht është shprehur kundër dueleve miqësore ndërkombëtare në vlugun më të madh të takimeve në ligë, kurse sërish ka paraqitur kundërshtimin e tij ndaj ballafaqimeve të caktuara për mesjavë.

“Interesi i klubeve nuk duket të jetë gjithmonë i rëndësishëm. Pasi ne të luajmë të shtunën paradite kundër Tottenhamit, Santi Cazorla do të udhëtojë për në Panama të mërkurën mbrëma, andaj nuk mund të thuhet se nuk ka konflikt mes palëve”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›