E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari fluturues

Për Cmimin e Madh të Spanjës që do të zhvillohet në Barcelonë, makina Ferrari e Fernando Alonsos ka zbritur në qytet nga qielli.

Njëvendëshja e spanjollit dy herë kampion bote është transportuar si kurrë më parë me helikopter dhe jo me kamionët e mëdhenj që përdorin zakonisht skuderitë e Formulës 1. Helikopteri e uli butësisht makinën në cirkuitin e Montmelosë dhe mekanikët e bënë gati për fundjavën. Një transport kaq i pazakontë ishte për efekt reklame për një nga sponsorët kryesorë të Ferrarit, Santander.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›