Tirane banesa perfshihet nga flaket shpetohet femija

Zjarrfikësit kanë shpëtuar mrekullisht një fëmijë që ishte bllokuar nga
tymi dhe flakët, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e të shtunës në një banesë private në rrugën “Todi Shkurti”, në kryeqytet. Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe brenda pak minutash kanë mundur të shuajnë flakët dhe të nxjerrin fëmijën nga banesa. Dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.