Ferrari, për fitoren e tretë radhazi

Një vit më parë ishte një garë e komplikuar sa i përket menaxhimit për Ferrarin, i cili tashmë është në kërkim të fitores së tretë radhazi në këtë kampionat botëror. Ekipi është i ngarkuar moralisht, Leclerc për të larguar vështirësitë e testeve të mëparshme dhe ndryshimi i motorit në makinën e Sainz është ende duke u vlerësuar, gjë që nëse ndodh, sigurisht që do të penalizojë pilotin spanjoll me zbritjen e disa vendeve në nisje të garës.
Por përtej problemeve të brendshme që kanë të gjitha skuadrat dhe makinat e Formula 1, në Francë ata duhet të përballen me valën e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën. Dhe ndërsa në garazhe, pjesëtarët e skuadrës mund ta përballojnë këtë për momentin me një buzëqeshje dhe në hije, betejën më të vështirë do ta kenë pilotët në pistë. Nxehtësia asfiksuese, e cila mund ta çojë temperaturën e asfaltit deri në 60 gradë dhe për rrjedhojë edhe trajtimi delikat i gomave në kthesat shumë të shpejta të kësaj piste, është tema më e diskutuar në këtë prag të Çmimit të Madh të Francës.
Pas dy triumfeve radhazi, Ferrari, i drejtuar nga Charles Leclerc, mbërrin në këtë garë me energji dhe moral të ekuilibruar. Objektivi është fitorja e tretë radhazi që ka munguar që nga viti 2019, por problemi me menaxhimin e gomave që hasi Red Bull në Spielberg do të jetë në vëmendje të Ferrarit. Vitin e kaluar në Francë, makinat e kuqe kanë patur një nga garat më të këqija sidomos të dielën. Por këtë radhë piloti nga Monako dëshiron ta përballojë fundjavën me këmbë në tokë.
Ekipi italian ka bërë ndryshime në njëvendëshen e Leclercut. Ata kanë montuar tashmë një fund i ri, i projektuar për të rritur ngarkesën pa humbur efikasitetin. Beteja me Red Bull tani do të luhet edhe në këto detaje, ndërsa Mercedes do të përpiqet të arrijë rezultate duke u mbështetur te strategjia.