Ferrari permiresime ne makinen F138

Stefano Domenicali, shefi i skuderisë Ferrari, ka njoftuar se makina F138 do të ketë disa të reja që do e përmirësojnë rendimentin e saj në kuadër të Cmimit të Madh të Kinës.
Në faqen zyrtare të Kokëkuqes, Domenicali sqaron: “Cirkuiti i Shangait është ndryshe nga të tjerët. Për këtë arsye do të zhvillojmë njëvendëshen tonë dhe shpresojmë që paketën me të reja ta shfrytëzojmë sa më shumë të jetë e mundur.”
Megjithatë, më shumë se sa evolimi i makinës, kryesore do të jenë gomat Pirelli. “Duhet të kuptojmë që rendimenti i vërtetë i makinës është thelbësor për të hedhur hapa të tjerë përpara. Megjithatë, njëkohësisht është e rëndësishme që të kuptojmë edhe sjelljen e gomave, kjo do të jetë çështja e vitit”, shtoi shefi i Ferrarit.
Në fjalën e tij, Domenicali refuzoi që të komentonte zhvillimet në skuadrat e tjera, si polemikat brenda Red Bullit, pas parakalimit të paautorizuar që Vettel kreu ndaj Webber në Malajzi.
”Nuk dua të flas për të tjerët. Ne jemi të përqendruar vetëm në punën tonë. Nëse të tjerët gabojnë, duhet të jemi atje për të përfituar, por kjo është një çështje tjetër”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i Ferrarit.