Ferrari prezanton F138
Ferrari ka prezantuar F138 në zyrat qëndrore në Maranello. Me njëvendëshjen e re, “kokëkuqja” duket se është kthyer në origjinë.
Kjo prej linjave agresive, aerodinamikës më të madhe dhe heqjes së shkallëzimit në pjesën e përparme.
Me këtë makinë, Fernando Alonso, i mbështetur edhe nga Felipe Massa do të provojë të fitojë kampionatin e Formula 1.
Skuadra kërkon dëshpërimisht titullin për pilotë që mungon prej vitit 2007.
Me makinën e re, Ferrari dhe Alonso synojnë ti japin fund dominimit të Sebastian Vettel me Red Bull.
Spanjolli e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë, ku me një makinë të besueshme, por jo aq të shpejtë sa duhej, arriti të rivalizonte deri në fund me gjermanin.
Ferrari do ta testojë makinën e re më 5 shkurt në Jerez të Spanjës. Italianët kërkojnë të jenë gati për kampionatin që starton më 17 mars, me Çmimin e Madh të Australisë.