E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimet me te shtrenjta te Janarit

Edhe pse është vetëm një merkato riparimesh, në janar nuk kanë munguar yjet që ndryshuan fanella.

Deri në orët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve në Europë, gjithçka dukej se po ecte me rritme të pranueshme, përsa i takon parave të investuara.

Por, kur City apo PSG nuk bëjnë bujë, milionat i shpenzon Anzhi.

Skuadra nga Dagestani realizoi blerjen më të shtrenjtë në Europë. 35 milionë euro janë paguar për sulmuesin brazilian të Shakhtar Donetsk, Willian. Ylli 24-vjeçar do të luajë përkrah Samuel Eto’o.

Ptotagonist është bërë edhe klubi i Milanit. Me 20 milionë euro plus 3 bonus për Balotellin, kuqezinjtë realizuan blerjen e dytë më të shtrenjtë në kontinent.

“Djalli” ndodhet pjesërisht edhe në vendin e tretë, pasi shiti Alexandre Paton për 15 milionë euro te Corinthiansi.

Shpenzimet më të mëdha u regjistruan në Angli. Liverpooli bleu 15 milionë euro Daniel Sturridge nga Chelsea. “Reds” investuan edhe rreth 10 milionë euro për Coutinhon e Interit.

QPR e Harry Redknapp përfaqësohet me dy blerje në “Top 10” me 15 milionë euro të investuara për Samba dhe 10 milionë e gjysmë për Loic Remy të Marseille.

Me rreth 12 milionë euro të shpenzuara për talentin Wilfried Zaha, Manchester United mban vendin e shtatë, një shkallë pas Rubin Kazanit që bleu Yann M'Vilan nga Rennes.

Interi është i teti me 11 milionë euro të investuara për talentin kroat Mateo Kovacic. 18-vjeçari vlerësohet se do të bëhet më i madh se Modric e madje edhe Boban.

Italia mbyll klasifikimin e blerjeve më të shtrenjta me Fiorentinën, që pagoi 10 milionë euro te Villareali për sulmuesin Giuseppe Rossi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›