E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ferrari, zbulohet F1-75 për Botërorin 2022

Në Maranello është prezantuar Ferrari i ri për sezonin 2022 të Formula 1.  F1-75 ka për detyrë të kthehet në pistë fitues ku suksesi mungon që nga shtatori 2019 dhe të afrohet me performancën e Red Bull e Mercedes. “Me F1-75 ne duam të shkruajmë një faqe tjetër të historisë së Ferrarit”, tha drejtori i ekipit Mattia Binotto. Leclerc: “Më pëlqen, veçanërisht nëse do të jetë i shpejtë”, Sainz: “Aspekti ekstrem dhe agresiv”.

Leclerc: I bukur, e dua – “F1-75 është i bukur, më pëlqen shumë. Dhe do ta dua edhe më shumë nëse është i shpejtë në pistë”.

Sainz: Ekstrem – “Duket ekstrem dhe agresiv, por është gjithashtu i bukur. Shpresoj të jetë i shpejtë”.

Binotto: F1-75, për të shkruar një faqe tjetër të histories – “Sot është një ditë e rëndësishme, sepse po zbulojmë makinën tonë të re F1-75. Personalisht jam shumë i emocionuar, sepse kjo makinë është shprehja e përkushtimit dhe pasionit të secilit prej nesh. Jam krenar për këtë projekt, ne shpresojmë të shkruajmë një faqe të re, që nderon traditën e këtij ekipi, më të lavdishmit dhe më të suksesshmit ndonjëherë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›