E Enjte, 5 Nëntor 2026

Udhëtim në hapësirë, Virgin Galactic fillon shitjen e biletave

Biletat për fluturime me Virgin Galactic janë të qasshme për publikun, kështu që të gjithë ata që mund t’i përballojnë financiarisht kanë mundësinë të realizojnë një fluturim në hapësirë.

Kompania njoftoi këtë të mërkurë për fillim e shitjeve të biletave. Bileta për një ulëse në fluturaken e Virgin kushton 450 mijë dollarë, e që të sigurohet një e tillë duhet paguar “kapari” prej 150 mijë dollarë. Ndërsa 300 mijë tjera do të paguhen pak para fluturimit.

Aplikacioni për blerjen e biletave është i qasshëm përmes ueb-faqes zyrtare të Virgin Galactic. Themeluesi i Virgin Galactic dhe njëherazi miliarderi Richard Branson, udhëtoi në hapësirë në korrik të vitit të kaluar, që ishte edhe një hap i madh drejt fluturimeve komerciale.

Virgin fillimisht nisi shitjen e biletave para dhjetë viteve ku asokohe i reazervuan rreth 600 njerëz. 100 bileta u shitën edhe në gusht të vitit të kaluar për një vlerë 450 mijë dollarësh, ndërsa kompania ka ka njoftuar se ka në qëllim shitjen e 1 mijë biletave./RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›