Ferrell: Thjesht nuk e përballoj ndarjen e tyre (VIDEO)
Prej ditësh mediat rozë në mbarë botën janë të mbushur me lajmin se Kristen Stewart tradhtoi të dashurin e saj, Robert Pattinson. Të dy ishin bërë të famshëm, sidomos mes adoleshentëve, me trilogjinë Twilight. Një histori e mbushur me dashuri e vampirë kishte marrosur adoleshentët. Çifti ishte një simbol për ta dhe ndarja e tyre pasi ajo e tradhtoi atë me producentin e martuar të filmave Rupert Sanders, ka mërzitur shumë adoleshentë. Videoja e një adoleshenteje, që loton pas kësaj ndarje, është bërë hit në internet.
Por i mërzitur nga kjo ndarje është edhe komediani i famshëm amerikan, Will Ferrell, i cili e ka zbrazur dufin në emisionin e famshëm Conan me prezantuesin Conan OBrien.
Aktori e quajti atë një trampire, një vampire të dhënë pas gjakut dhe parave.
Ferrell tha se nuk e di çfarë mund të kishte bërë për të parandaluar ndarjen e tyre. Aktori tha se ajo që kishin ata të dy ishte dashuri e vërtetë.