Stevie Wonder divorcohet pas 11 vitesh martesë
Stevie Wonder ka depozituar në gjykatë kërkesën për divorc pas 11 vitesh martesë. Ai i ka dhënë kështu lidhjes me dizajneren e modës, Kai Morris, duke theksuar se shkak për divorcin janë diferencat e papajtueshme mes tyre.
Këngëtari fitues i 22 çmimeve Grammy ka depozituar kërkesën me emrin e tij ligjor Stevland Morris.
Wonder kërkon kujdestarinë e djalit 10 vjeç dhe vajzës 7 vjeç.
Çifti ka jetuar i ndarë që nga viti 2009 ndaj kjo kërkesë për divorc nuk është çudi.
Stevie u verbua pas lindjes. Ai e ka fituar pasurinë përpara martesës së tyre, ndaj nuk është se ka shumë detyrime ndaj bashkëshortes.