Fest 59- më i ndjekur në rrjetet sociale anë e mbanë Europës

Nata e parë e “Fest ‘59” jo vetëm ishte programi më i ndjekur i mbrëmjes në Shqipëri e mes shqiptarëve, ashtu siç i takon ngjarjes më të madhe muzikore të vitit, por është kthyer në një event mjaft të ndjekur nga shumë fansa në të gjithë Evropën.
Ata ndjekin me shumë kureshtje garën, artistët, spektaklin, skenografinë, duke komentuar vazhdimisht festivalin në rrjetet sociale. Dhe tabela e mëposhtme tregon interesin dhe përfshirjen e tyre në disa vende të Evropës dhe në Australi, ku #FiK59 ka qenë nga më të komentuarit. #FiK59 #RTSH1 #eurovision #albania #fest59