Fest 62-Adriana Matoshi: Skena e festivalit më rriti

Për 4 netët me radhë Pallati i Kongreseve, i cili është kthyer në një simbol të kulturës muzikore, u shndërrua në qendrën e vëmendjes ku artistë të shumtë u ngjitën në skenën e tij për të interpretuar live me orkestrën e RTSH-së në edicionin e 62 të këngës.
Këtë vit, një nga yjet që ka ndritur në rolin e prezantueses ishte Adriana Matoshi, aktorja dhe deputetja e njohur nga Kosova. Ajo bëri një paraqitje të shkëlqyer gjatë netëve të festivalit, ne një status te gjate ne rrjetet sociale aktorja kosovare tregon emocionet qe përjetoi me drejtimin e festivalit te 62.
Ndër të tjera ajo shprehet më duhet ta them hapur se këto 4 netë të festivalit dhe ditët e provave kanë qenë një shkollë e përshpejtuar dhe e ngjeshur e të gjitha arteve qe kam besuar se i zotëroj. Duhet ta dimë se përvoja e festivalit është plotësisht diçka tjetër që nuk është e krahasueshme me asnjë nga punët e tjera të një artisti.
“Unë këto javë u rrita për shumë vite faleminderit RTSh faleminderit Shqipërisë“, përfundon statusin e saj aktorja Adriana Matoshi.
/RTSH/