E Martë, 3 Nëntor 2026

Fest 62-Këndi i Radio Tiranës, Edmond Mancaku: Një melodi të bukur mund ta këndosh edhe me një kitarë dhe të mbledhësh fansa

Një nga këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare Edmond Mancaku ka ndarë emocionet e tij në “Këndi i Radio Tiranës” në RTSH 24 dhe Radion Tirana 2 nën moderimin e Andri Xhahut, Irma Ndreut dhe Jerina Sakajt foli për emocionet pas interpretimit të këngës në festival.

Edmond Mancaku u shpreh se këtë këngë e ka ndjerë pasi e gjen shumë veten tek teksti i kësaj këngë.

“Ajo që më preku është se ai tekst më përket dhe mua në këto momente dhe rroftë ky celular që na lidh. Çdo shqiptar ka dikë në emigrim dhe patjetër që e gjen veten. Është një ndër kënaqësitë që zoti më ka dhuruar sepse edhe ime shoqe këndon. Jetmir Barbullishi ka pak këngë por i ka perla. Në festivale melodia është primare, mund të këndosh një melodi të bukur thjesht me një kitarë dhe mund të mbledhësh fansa”, u shpreh këngëtari Edmond Mancaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›