E Martë, 3 Nëntor 2026

Fest 62-Këndi i Radio Tiranës, Fitnete Tuda: Më kishte munguar skena e Festivalit edhe sot jam veshur si 27 vite më parë

Fitnete Tuda, një nga këngëtaret e njohura të muzikës shqiptare ka ndarë emocionet e saj në “Këndi i Radio Tiranës” në RTSH 24 dhe Radion Tirana 2 nën moderimin e Andri Xhahut, Irma Ndreut dhe Jerina Sakajt, foli për emocionet pas interpretimit të këngës në festival.

Fitnete Tuda u shpreh se ne festival ka marre pjese para 27 vitesh dhe se ka qene e veshur njësoj si sot. Këngëtarja e njohur tha gjithashtu se ndjente shume emocione dhe se mori shume pozitivitet nga publiku.

“Jemi ende me emocione sepse sapo dolëm nga skena dhe morëm një energji shumë të mirë nga publiku. Unë po numëroj vitet dhe janë 27 vite dhe kam qenë njësoj e veshur në 1997. U riktheva në skenë me të njëjtën veshje kisha emocione sepse u bë shumë vite që nuk  kisha kënduar në këtë skenë.

Është përgjegjësi e madhe dhe e vështirë të jesh në juri. Festrivali ndër vite ka pasur shumë këngë të bukura sivjet gjithashtu ka balada, zëra të rinj, këngëtar të rinj nuk është e lehtë dhe shpresoj të kemi një finale të bukur”, u shpreh këngëtarja Fitnete Tuda.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›