Shfaqja “Arrëthyesi” do të vijë edhe për njerëzit me shikim të kufizuar nëpërmjet audio përshkrimit

Me të gjitha biletat të shitura një ndër baletet më të famshme në të gjithë botën “Arrëthyesi” ngjitet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe këtë prag Krishtlindjesh duke sjell festën, magjinë dhe atmosferën e ngrohtë si edhe përrallën me fund të lumtur.
Po ashtu për herë të parë në Shqipëri kjo shfaqje do të vijë edhe për njerëzit me shikim të kufizuar nëpërmjet audio përshkrimit përgjatë natës së parë të shfaqjes, në datën 22 dhjetor.
“Kjo është një eksperiencë e parë ku ky balet i përvitshëm vjen me audio përshkrim për personat që kanë vështirësi në shikim. Do ti tregojmë personazhet që janë në skenë, personazhet që ato mbartin, veshjen që ato mbajnë dhe kjo është pak e vështirë sepse është një balet ku ka shumë lëvizje por do të fokusohemi tek gjërat më kryesore”, tha audio përshkrues Genti Mumajesi.
“Arrëthyesi” vjen edhe me disa risi të tjera. “Arrëthyesi” do të vij për publikun artdashës në datat 22, 23 dhe 24 dhjetor.
/RTSH/