E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa, Berisha: Bashkë drejt Evropës

Ndryshe nga parashikimet, se nuk do kishte fjalime në festën e PD-së, ne koncert ka mbërritur vetë kryeministri Berisha i cili ka shprehur edhe një herë premtimet për antërësim të shpejtë në BE dhe heqje të vizave. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë pohoi se sot shqiptarët janë më të lumtur se kurrë. "Ne jemi në shesh për të vlerësuar kontributin e secilit. Jemi më të gëzuar se kurrë në histori. Festojmë se ecim të sigurtë drejt idealit evropian", tha Berisha.
Berisha u shprehu nderim qytetarëve shqiptarë. "Le të festojmë se bashku që çdo qytetar të vazhdojë udhëtimin drejt Evropës", tha Berisha. Kryeministri deklaroi se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe heqjen e vizave u bë e mundur nga vota e lirë dhe nga fryma qytetare. "Shqipëria do të bëhët një ditë zonjës siç e duam të gjithë ne", tha ai.
Në koncert ishte e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrat të kabinetit qeveritar dhe deputetë të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›