Rama: Kjo grevë si asnjë tjetër

Kreu i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetë dhe mbështetës së opozitës që kanë hyrë në greve urie.
Rama deklaroi se greva është një pergjigje e arrogancës së qeverisë.
"Kjo grevë mishëron kërkesën e një populli të tërë dhe aspiratën e një të shkuare dhe dëshirën e të tashmes për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha ai.
Sipas tij, kjo grevë do tregojë sa e vërtetë është beteja e opozitës. "Kjo grevë nuk do ngjajë me asnjë tjetër të këtyre viteve. Jo më kot greva kryhet në këtë pozicion që tregon një ballafaqim mes popullit ne rrugë e qeverisë së mbyllur në kuti. Greva tregon se rruga e sakrificës është më e forta, por edhe më fisnikja për të realizuar një qëllim kombëtar", pohoi ai.