E Enjte, 5 Nëntor 2026

Festa e 8-Marsit, Xhaçka: Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbetet një nga prioritetet kryesore

Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar 8 Marsin për të gjitha vajzat dhe gratë. Në një postim në rrjete sociale Xhaçka shprehet se çdo ditë e më shumë po luftohet për të drejtat e grave dhe vajzave, për fuqizimin politik, ekonomik dhe social-kulturor të tyre.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama ka uruar në këtë ditë të veçantë vajzat dhe gratë. Në urim ai kujtoi nënën e tij e cila e ka humbur jetën 2 vjet më parë.

Një urim të përzemërt ka përcjellë edhe presidenti Ilir Meta, me rastin e 8 Marsit. Në një status në “Facebook” Meta  shkruan se Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare do ta bëjë vendin edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.

“Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, gjysmën më të mirë të familjes dhe shoqërisë tonë, për vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Mirënjohje të veçantë për rolin tuaj të pazëvendësueshëm për edukimin e fëmijëve dhe për sakrificat e panumërta që bëni çdo ditë për familjen, duke e mbrojtur dhe lartësuar vlerat e saj.

Të bashkojmë përpjekjet tona për të bërë realitet ëndrrat tuaja në planin personal dhe ato për familjet dhe fëmijët, që të mos hasni pengesa e kufizime në rrugën drejt arritjeve të reja.

Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare do ta bëjë vendin edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.

Jeni bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!”, -uron Meta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›