E Enjte, 5 Nëntor 2026

Infermierët me “detyra të reja”/ Urdhri dhe projekti “HAP” bëjnë gati “Infermierin e Familjes“

Pandemia nxiti transformimin e rolit të infermierit duke nxjerrë në pah nevojën për shërbime infermieristike edhe në banesë. Kërkesat në rritje te disa kategorive të pacientëve kanë rritur presionin për detyra të reja. 

Ndryshimi i mendësisë për një riformatim ndryshe të roleve që duhet të kryej një infermier në komunitet ka nxitur Urdhrin e Infermierit dhe projektin zviceran “Shëndet për të gjithë” të nisin reformën në këtë drejtim.

Presidentja e urdhrit të infermierëve Blerina Duka tregon se cilat janë kategoritë e pacientëve drejt të cilëve infermieri do të ketë qasje në terren.

Fillimisht procesi do të nisë me krijimin e të dhënave të pacientëve për cdo kategori, Më pas do të hartohen protokollet e shërbimit dhe rolet e reja të infermierëve që do të nisin fillimisht në disa qendra shëndetësore pilot për tu shtrirë vitin e ardhshëm në të gjithë vendin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›