Festa e Fiter Bajramit ne xhamine e shqiptareve ne Gjermani

Xhamia Mesxhidi Aksa ne rrugen Mhlenweg 211 ne Leverkusen te Gjermanise nje faltore e thjeshte e themeluar ne vitin 1985 nga gjenerata e pare e emigranteve shqiptare e cila ne vitin 2005 u ndertua nga pasardhesit e tyre ne nje Bashkesi Islame te Shqiptareve ishte vendfalja e Fiter Bajramit per te rreth 1000 besimtaret muslimane nga landi i Renanise Veriore dhe Vestfalise mbi 30 per qind prej te cileve ishin te rinj. Nder ta ishte edhe Burim Bekteshi nga Vushtria e Kosoves i lindur dhe i rritur ne Leverkusen te Gjermanise.
Isha ne xhami ne Leverkusen te fal namazin e Fiter Bajramit. Une jam lind ne Gjermani por kam agjeruar per shume vjet. Besoj se ai qe do mund ta mbaj besimin e vet edhe po qe se eshte ne rreth te krishtere. Vendlindja ime eshte Gjermania. Por edhe pse ketu kam familje te madhe mua me mungon edhe Bajrami ne Kosove. Vec me fat ju qofte Bajrami te gjitheve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Amir Xheladini Imam i xhamise
Sipas dijetareve islam shpallja e Kuranit famelarte tek profeti Muhamed filloi ne naten e 27-te te muajit Ramazan me 610. Ne perkujtim te kesaj shpalljeje hyjnore e cila vjen si perforcim i dispozitave te zbritura ne Librat e Pare Qiellore muslimanet jane te obliguar te agjerojne 30 dite. Keshtu ka vepruar edhe Arber Kutllovci nga Podujeva e Kosoves me banim ne Leverkusen tash 15-te vjet.
Une kam agjeru me qejf me zemer dhe per Allahun. Zoti i pranon lutjet e muslimanit. Tash gjendem ne Gjamine e Leverkusenit ku e falem namazin e Fiter Bajramit.
Jonuz Mustafi 42 vjec i ardhur nga Jazhinca e Tetoves jeton ne Gjermani qe nga viti 1990. Ai njeherit eshte edhe organizator i turnirit te futbollit qe organizohet cdo vit nga xhamite e landit ne kuader te festes se Fiter Bajramit i cili sivjet organizohet nga xhamia Mesxhidi Aksa. Ai agjeron me gjithe familjen.
Sivjet edhe djali im 13-te vjec ka agjeruar dhe sot ishte shume i lumtur qe ishte ne xhami dhe e falem se bashku Bajramin. Tash do te kremtojme me familje dhe farefisin sic e kemi zakon ne vendlindje qe ta mbajme vendlindjen me afer.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ismail Memishi kryetar i xhamise
Por sa eshte e mundur per shqiptaret ne Gjermani qe paralelisht te ruajne traditen e besimin dhe te integrohen ne shoqerine gjermane po ashtu
Per mua dhe shoqen time qe kemi ardhe ne gurbet te pjekur nuk eshte e veshtire. Por per femijet tane qe kane lindur ketu kjo eshte nje lufte per te mbijetuar me ate qe ne do te deshironim ta kemi thote besimtari Kutllovci nga Podujeva.
Xhamia Shqiptare ne Leverkusen te Gjermanise e hapur per te gjithe
Sipas efendi Amir Xheladinit imam ne xhamine Mesxhidi Aksa ne Gjermani aktualisht jetojne afro 300 mije muslimane shqiptare te cilet jane te organizuar ne 40 shoqeri islame. Por duke qene se prej vitit 2001 femijet e me se 30 per qind te shqiptareve automatikisht fitojne nenshtetesine gjermane kjo shifer me nuk eshte e besueshme thote imam Xheladini.
Gjermania ofron kushte te mira sa i perket organizimit te shoqerise. Kemi raporte shume te mira me institucionet e qytetit. Ne Leverkusen vepron Keshilli i Shoqatave Islame ku muslimanet punojne se bashku por kemi edhe Keshillin e Religjioneve ku te gjitha fete ekzistuese te Leverkusenit punojne ne nje tavoline te perbashket. Ne Gjermani aktualisht jane mbi 2000 xhami dhe faltore 200 prej te cilave jane xhami me kube dhe minare. Xhamia ne Leverkusen eshte xhamia e vetme shqiptare me minare dhe kube ne mbare diasporen perendimore. Dy xhami shqiptare te ketij lloji jane vetem edhe ne Australi dhe ne Amerike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Xhamia Mesxhidi Aksa e ndertuar nga shqiptaret ne Leverkusen
Dhe per besimtarin nuk ka pasuri ma tmadhe se ndertimi i nje xhamie mendon besimtari Kutllovci i cili thote se Gjithe naten nuk kam fjet i qete prej gezimit qe kam me ardhe sot ne xhami me familjen teme.
Por ndertimi i nje xhamie 500 kuadrateshe ne nje hapesire 1000 meter katrore me salla faljeje per gra burra dhe per mesimet fetare te femijeve me nje hapesire faljeje per mbi 1200 besimtare ishte nje sfide ne vete thote Ismail Munishi kryetar i xhamise Mesxhidi Aksa ne Leverkusen.
Ka pas veshtiresi te medha me popullaten sidomos ne rrethe qe nuk na kane njohur. Por jemi tregu bujar dhe tolerante dhe edhe pse diku eshte kaluar vija e kuqe ju kemi tregu se ne jemi qytetare qe meritojme respekt. Si komunitet musliman si shqiptare ne cdo aspekt iu kemi treguar se paragjykimet e tyre kane qene te gabuara. Dhe ata e kane kuptuar.
do vit me 3 tetor ne Diten e Ribashkimit te Gjermanise xhamia e shqiptareve Mesxhidi Aksa ne Leverkusen hap dyert per qytetaret. Ajo bashkepunon edhe me shkolla te ndryshme per te informuar gjeneratat e reja per qellimin e xhamise.
Dera e xhamise eshte e hapur edhe per jomuslimanet qe deshirojne te vine. Ne kemi gjermane vizitore por edhe te konvertuar qe vine falen. Dhe te tille nuk jane pak thote kryetari Memishi. Dhe si per te vertetuar fjalen e tij krejt papritur nga porta kryesore e xhamise lehtas futet nje vajze e re dhe e bukur. Ajo eshte e veshur bardhe e zi dhe dhe koka e saj eshte e mbuluar me dy shami.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anxhela Demenge e konvertuar ne fene islame
Dua te mesoj te lutem si muslimane eshte deshira e Anxhela Demmenge-s 24 vjec nga Leverkuseni tw cilwn e shpreh tek kryetari i xhamise me perunjesi.
Jam gjermane e lindur dhe jam muslimane. Gjermane muslimane jane disa por numri i tyre do te rritet edhe me shume Inshallah Prinderit e mi jane protestante. Mua me ka interesuar feja muslimane qe ne rini dhe me se tepermi besimi i forte se pas vdekjes do te kete edhe nje jete tjeter. Sot ne xhami kam ardhur ngaqe deshiroj te mesoj te falem dhe te lutem si duhet dhe te mesoj edhe me shume per islamin- thote gjermanja-muslimane Anxhela duke ofruar te hollat edhe per Sadakatul-Fitrin obligim pronesor i muslimaneve me te pasur i cili kryhet gjate muajit te Ramazanit me crast nje vlere e caktuar u ofrohet njerezve ne nevoje apo institucioneve fetare-arsimore.
Festa e Fiter Bajramit e cila njihet ndryshe edhe si Festa e Meshires eshte nje rast per shtrirje te dores se pajtimit edhe per njerezit qe kane pasur konflikte. Kjo feste treditore eshte festa e dyte me e madhe e islamit pas Kurban Bajramit.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica