Rapsodi i njohur Ndue Shyti tregon jeten dhe karrieren e tij per Ora News
Me rastin e 76 vjetorit te tij artisti i popullit Ndue Shyti ka thene ne nje interviste per Ora News se ndien krenari per veten e tij dhe per kontributin qe ka dhene me cifteline e tij per 60 vjet me radhe. Shyti ka qene ne 450 koncerte ne te gjithe boten duke pasur mundesi keshtu te vizitoje te gjithe kontinentet pervec Australise. Per sa i perket festivaleve folklorike kombetare ai ka marre pjese ne te gjitha dhe eshte vleresuar gjithmone me cmim te pare.
Deshira e madhe dhe pasioni qe ai ka pasur per muziken folklorike dhe instrumentat e kane shtyre ate te krijoje 4-5 lloje instrumentash te rinj.Ai tregon se vetem dy bilbila i ka bere per djalin e tij Markun i cili nuk jeton me.
Ai ka arritur te drejtoje 104 artiste vetem me ane te instrumentit dhe te kokes pa shkopin e dirigjentit.Nderkohe qe keshilla e tij per te rinjTe e muzikes eshte te kene pak daSHuri edhe per muziken dhe instrumentat popullore sepse ajo e nderon kombin eshte nje tradite e trasheguar dhe ne si komb gjithnje jemi vleresuar per kete lloj muzike.