E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Gashit të Gurit gjallëron bjeshkët, Tropoja në një festë që promovon traditën dhe turizmin

Mes bjeshkëve të Malësisë së Gjakovës, ose siç është cilësuar Malësia e Mirë, u mblodhën banorë të shumtë të Tropojës, por jo vetëm, edhe nga diaspora në festën e Gashit të Gurit. Këngët vallet dhe kostumet tradicionale e hijeshuan më shumë bjeshkën e Gashit. Nënkryetari i Bashkisë, Abedin Kërrnaja, tha se ditë të tilla janë më se të domosdoshme për tu bërë bashkë e për t’i dhënë një tjetër dimension krahinave të tilla që e kanë kthyer Tropojën destinacionin më të frekuentuar turistik.

“Kjo ditë nuk është thjesht një festë lokale, por është një dëshmi e gjallë e bashkimit tonë, e respektit të rrënjëve dhe e ruajtjes së traditës që na lanë të parët.”, tha Kerrnaja.

Organizatorët e festës së Gashit të Gurit, synojnë ta kthejnë në një aktivitet të përvitshëm, ndaj nuk lenë pa falënderuar të gjithë ata qytetarë e kontribuues që u mblodhën në këtë ditë të shënuar.

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Biberaj thotë se jo vetëm si drejtues vendor, por edhe si një obligim familjar, kjo krahinë është vlerë e jashtëzakonshme për Malësinë e Gjakovës. Këngët vallet jehuan mes bjeshkëve duke u bërë bashkë në këtë festë ku nuk munguan edhe vlerësimet për bijtë e kësaj krahine.

“Pjesëmarrja juaj e të gjitha fiseve bashkë me Kosovën sot e bën festën e Gashkit Gurit”, tha ai.

Bashkë me panairin e organizuar në këtë ditë, kjo festë përcolli një tjetër mesazh e promovim vlerash të trashëgimisë, por edhe të zgjerimit të hartës turistike të zonës.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›