E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi sfidon ekosistemin e Shkodrës, ADZM apel për lëvizje të kontrolluar të mjeteve lundruese

Zhvillimi i turizmit po sjell gjithnjë e më shumë vizitorë në zonat natyrore të veri të vendit, duke rritur edhe presionin mbi ekosistemet e mbrojtura. Një prej shembujve është Liqeni i Shkodrës, ku rritja e numrit të vizitorëve po shoqërohet edhe me shtimin e mjeteve motorike dhe jo motorike që lëvizin përgjatë liqenit duke përbërë kërcënim për habitatet natyrore. Për mbrojten e tyre apeli i institucioneve vendore dhe aktivistëve të mjedisit drejtohet veçanërisht ndaj guidave dhe operatorëve turistikë: të shmangin lëvizjen me mjeteve veçanërisht në zonat me bimësi ujore.

“Thirrja jonë e vazhdueshme është për të gjitha zonat e mbrojta, por kryesisht për liqenin e Shkodrës duhet të kemi shumë kujdes në disa zona të cilat janë të mbuluar me zambakun e bardhë sepse ata janë një strehë, një shtëpi për shpendët ujor dhe kryesisht për Dallëndyshen Faqebardhë të detit. Thirrja jonë ka qenë e vazhdueshme që të kemi kujdes dhe të mos futemi me lundra, mos futemi në kohët e papërshtatshme dhe mos e dëmtojnë natyrën.”, thotë Agim Dardha, drejtuesi i ADZM Shkodër.

Për aktivistët e mjedisit, zhvillimi i turizmit duhet të ecë paralelisht me mbrojtjen e natyrës. Sidomos në një ekosistem të ndjeshëm si Liqeni i Shkodrës, çdo aktivitet duhet të zhvillohet duke respektuar zonat dhe rregullat e mbrojtjes.

“Shtimi i mjeteve motorike ose dhe jo motorike duhet të jetë i kontrolluar dhe të dedikuara vetëm për mjetet lundruese. nuk lejohet të hynë do kudo, po themi në çdo qoshe të liqenit të Shkodrës, ku ndoshta dhe mungesa e informacionit, mungesa e guidave profesionale shpesh sjellin edhe shqetësime të shpendëve apo dhe dëmtime të habitatit natyror.”, thotw Aurora Piroviq, biologe, aktiviste në mbrojtje të mjedisit.

Liqeni i Shkodrës është shpallur këtë vit Rezervë Biosfere e Mjedisit nga UNESCO, status ky që rritë përgkegjësinë për mbrotjen e ekosistemit krahas zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

/rtsh/

Gazetar: A. Hoti   Operator: M. Guri  Montazhi: L. Dani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›