Festa e Kroacisë, Nikoliç: Nuk marr pjesë nëse ftohet Jahjaga
Kroaci- Më 30 qershor dhe 1 korrik Kroacia do të festojë futjen në Bashkimin Evropian dhe do të jenë të ftuar të gjithë presidentët e Ballkanit, mes të cilëve dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliç.
Sipas Kohës Ditore, qeveria kroate ka lajmëruar se ceremonia do të zhvillohet sipas modelit Gymnich, që do të thotë se nuk paraqiten simbolet shtetërore dhe emrat e shteteve, por vetëm emrat e pjesrëmarrësve.
Mësohet se Serbia ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë nëse ftohet edhe presidentja e Kosovës.
Udhëheqësi i shtetit kroat, Ivo Josipoviç ka deklaruar se të gjithë fqinjët, kryetarët e shteteve përfshirë edhe ai serb Tomislav Nikoliç janë të mirëseardhur për të marrë pjesë në gëzimin e kroatëve.
Por, presidenti serb Ia ka bërë të qartë homologut kroat se pjesëmarrja e tij varet tërësisht nga mënyra se si do ftohet presidentja e Kosovës.
Shkuarja ime në Kroaci mund të evitohet vetëm nëse Kroacia vendos ta ofendojë Serbinë duke e ftuar Kosovën si shtet të pavarur,- ka deklaruar Nikoli, transmeton Koha.net.
Mbetet të shihet nëse Kroacia do tia plotësojë dëshirën Serbisë, apo do të veprojë ashtu siç bëri ditë më parë kur e bojktoi samitin e Ohrit për shkak të mos ftesës së presidentes Jahjaga.
Kroacia nga data 1 korrik e këtij viti do bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.