OKB: Më shumë se 7 milionë refugjatë të zhvendosur në vitin 2012
SHBA- OKB-ja thotë se 7.6 milion njerëz u bënë refugjatë në vitin 2012, me numrin e përgjithshëm tani më të lartë se në çdo kohë që nga viti 1994.
Një raport nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thotë se Siria është “një faktor madhor i ri” për numrin e refugjatëve.
Raporti thonë se 55% e të gjithë refugjatëve vijnë nga pesë vende: Afganistani, Somalia, Iraku, Sudani dhe Siria.
Ai gjithashtu gjeti se vendet në zhvillim tani pritën 81% të refugjatëve në botë, 11% më shumë se një dekadë më parë.
“Këto janë numra vërtetë alarmantë. Ato pasqyrojnë vuajtjet individuale në një shkallë të madhe dhe ata reflektojnë vështirësitë e komunitetit ndërkombëtar në parandalimin e konflikteve dhe promovimin e zgjidhjeve në kohë për ta”,- tha shefi i UNHCR-së, Antonio Guterres.
Z. Guterres tha se shifra prej 7.6 milion nënkuptonte se një person zhvendosej çdo 4.1 sekonda.
UNHCR-ja thotë se shifrat janë të bazuara në të dhënat nga vetë agjencia, si dhe nga qeveritë dhe OJQ-të e tjera.
Afganistani mbeti burimi më i madh në botë i refugjatëve, një pozicion që ka mbajtur për 32 vjet, me 95% e refugjatëve afganë të vendosura në Iran apo Pakistan.
Somalezët ishin grupi i dytë më i madh i refugjatëve në vitin 2012, i ndjekur nga irakianët. Sirianët ishin grupi i katërt më i madh.
Shifrat megjithatë nuk pasqyrojnë shtesën një milion njerëz, të cilët janë larguar nga Siria në gjashtë muajt e fundit.
OKB-ja thotë se nëse vazhdojnë trendet aktuale, edhe dy milionë njerëz do të kenë lënë Sirinë nga fundi i këtij viti. Në ditët e ardhshme pritet që ajo t’i kërkojë vendeve evropiane për të marrë të paktën disa prej tyre.
Raporti gjithashtu thotë se ka pasur një rritje të dukshme në zhvendosjen nga Mali dhe Republika Demokratike e Kongos.
Dorina Bilbili/IDEA/