Festa e Kurban Bajramit/ Ambasada e SHBA-ve uron besimtarët myslimanë: Reflektim mbi sakrificat tuaja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramin.
Përmes një postimi në Twitter, u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë një ditë të gëzuar.
“Gëzuar Kurban Bajramin! Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron të gjithëve ata që festojnë Kurban Bajramin një ditë të gëzuar! Sot, besimtarët reflektojnë mbi sakrificat e bëra ndërsa vlerësojnë bekimet e tyre dhe ndihmojnë ata që janë më pak fat”, shkruan Ambasada e SHBA-ve në postim.
/rtsh.al/