E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Biden uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin! Komunitetit mysliman do të mblidhet për të festuar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden i kanë uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden theksoi se Bajrami “përkujton historinë e Ibrahimit dhe besnikërisë përfundimtare të familjes së tij ndaj Zotit”.

Biden tha se udhëheqësit e komunitetit mysliman do të mblidhen për të festuar Kurban Bajramin në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë këtë vit, në një ngjarje të organizuar nga zv/presidentja Kamala Harris dhe zonja e parë, Jill Biden.

“Shtetet e Bashkuara jemi krenarë që jemi shtëpia e miliona myslimanëve që pasurojnë strukturën kulturore të kombit tonë dhe kontribuojnë në prosperitetin tonë të përbashkët“, tha Biden në deklaratë.

Duke treguar për kontributet e myslimanëve amerikanë në fusha të ndryshme, Biden tha se “prania e tyre forcon angazhimin ndaj diversitetit, përfshirjes dhe lirisë fetare”.

Duke theksuar respektin e ndërsjellë, ai iu referua edhe ritualit të Haxhit të kryer gjatë Kurban Bajramit.

“Haxhi bashkon njerëz nga çdo kontinent dhe cep i globit, duke lënë pasuritë e tyre të kësaj bote dhe duke veshur petkun e thjeshtë dhe të bardhë të Ihramit në frymën e barazisë. Kjo ide është e ngjashme me ato mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, që të gjithë jemi krijuar të barabartë dhe kemi të drejtën e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”, tha ai.

Gazetar: Artur Mata 

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›