Festa e Pashkeve fluks emigrantesh ne kufi
Një fluks të madh hyrjesh ka patur gjatë orëve të natës dhe gjatë orëve
të para të mëngjesit të së premtes në pikën kufitare të Kakavijës.
Kane hyre 6054 shtetas dhe 1810 mjete dhe kane dale 3657 shtetas dhe 698 mjete. Vlen te theksohet qe numri i autobuseve pergjate nates duke u gdhire ka qene mbi 60. Pala shqiptare ka punuar me kapacitet maksimal, nderkohe qe eshte vene re zvarritja e zakonshme nga pala greke qe ka pasur 3 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje duke vonuar me 3 ore perpunimin e dokumentacionit per qytetaret.
Situata gjate orve te mengjesit eshte normalizuar pasi fluksi me i madh ka qene gjate oreve te nates prej autobuseve qe zgjedhin kete orar udhetimi. Pritet qe fluksi te jete duke u rritur dhe do kulmoje ne oret mbremjes.
Shumica jane emigrante nga jugu i Shqiperise qe vijne per te festuar Pashket ne vendin tone. Policia ka bere thirrje qe emigrantet te perdorin edhe pika te tjera kalimi kufitar si 3 Urat dhe Qafe Boten, per te shmangur dyndjet ne doganen e Kakavijes. Edhe ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ka patur fluks emigrantesh qe kthehen ne Shqiperi per festen e Pashkeve. Gjate 24 oreve te fundit ne kete pike kalimi kufitar kane hyre 5858 shtetas dhe 1677 mjete. Pritet qe gjate mesdites dhe oreve te mbremjes numri i levizjeve ne kufi do te jete ne rritje.