E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Ujit te Bekuar

Në Elbasan u hodhën dy kryqe për Ujin e Bekuar. Në kishën “Shën Maria” në Kala kryqi i hedhur nga at Nikolla Marku u gjet nga 11 vjeçari Nikolla Xhufka kurse në kompleksin “Ajek”, kryqi i hedhur nga peshkopi Andon u gjet nga 18 vjeçari Marvin Shëngjergji.  Në Fier, kryqi nuk u hodh sipas traditës ne Gjanice. Ndotja e tij i çoi besimtaret ne shatërvanin e qytetit. Kryqi ne ujë u gjet nga 14 vjeçari Vangjel Gjonaj. Ne kalaten nr 5 te portit ne Durrës 4 te rinj u vunë ne gare për gjetjen e kryqit. Fituesi 22 vjeçar Klajdi Beta uroi të gjithë besimarët. Edhe në Korçë ndryshe nga vitet e tjera, ceremonia e hedhjes se kryqit u mbajt ne lulishten kryesore te qytetit. Kryqi ne shatërvan u kap nga 19 vjecari Marjuz Vinçani.   Vlonjatet i janë drejtuar burimit te Ujit te Ftohte apo atij brenda kishës ortodokse për te marre uji qe me pas te bekuar ta shpërndajnë neper shtëpitë e tyre, si një shenje mbarësie për jetët e tyre. 
Uji largon te keqen prandaj qe ne mëngjes herët besimtaret e krishtere ne Tirane kane nxituar te mbushin enët e tyre. 6 janari, dita e “Ujit të bekuar” përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodokse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›