E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigjallerohet ekonomia ne vend

Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja rigjallërimi në tremujorin e tretë të vitit 2012. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në periudhën korrik-shtator, ekonomia ka shënuar një rritje me 2,7% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sektorët me performancën më të mirë kanë qenë Posta dhe komunikacioni, Industria dhe Shërbimet.  Rënie të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë pësuar sektori i Ndërtimit dhe Transporti. Përsa i përket Bujqësisë ecuria ka qenë pozitive si në nivel tremujori ashtu edhe në atë vjetor. 
Ekonomia korrik-shtator 2012 Sektorët                           Ecuria vjetore Post Komunikacioni     + 21.6% Industria                       + 11.4% Shërbimet                    + 9.1% Ndërtimi                      - 16.5% Transporti                     - 11.5%

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›