E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa pas spektaklit banoret urojne besimtaret Ortodoks per Pashket

Pas mbylljes se spektaklit banoret dalin ne zonen prane pishines ku i presin tryeza te mbushura plot me gatime te shijshme nga Big Bite. Keshtu ata fillojne te hane dhe te bisedojne per gjerat qe ndodhen ne spektakel.

Graciano dhe Ola komentojne diskutimet qe ndodhen gjate spektaklit dhe me pas Graciano fillon te sqarohet me Dritanin. Dy djemte javen e kaluar krijuan nje miqesi mes tyre dhe kjo u komentua dhe sulmua edhe nga banoret e tjere. Mirepo gjate spektaklit ku u dha klipi me dinamikat e javes ndodhi nje debat midis tyre pasi Gracianos nuk i pelqeu menyra se si Dritani e kishte komentuar me banoret e tjere. Ai tha se Dritani po mundohej qe ta shfrytezonte per loje por ai nuk ka per ta lejuar kete gje. tashme te dy sqarojne keqkuptimet e tyre ndersa festojne me Big Bote.

Pervec ushqimeve te shijshme banoret kane mundesi qe te festojne Pashket Ortodokse edhe me vezet e kuqe qe jane karakteristike e kesaj feste. Ne shtepi ka veze pashke per te gjithe banoret dhe pasi marrin secili vezen e tyre banoret urojne te gjithe besimtaret Gezuar Pashket. Me pas ata fillojne diskutimet per kete feste dhe menyren se si te ruajne vezet. Gerta edhe pse vete eshte myslimane vendos qe te ruaje nje veze te kuqe dhe i sugjeron edhe banoret e tjere qe te bejne te njejten gje.
Me pas te gjithe banoret hedhin vere neper gota dhe urojne te gjithe njezeri Gezuar Pashket dhe vazhdojne festen e tyre duke kercyer e kenduar me muziken ne sfond.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›