Festat, Konsujt e Nderit të Shqipërisë vizitë në Tiranë

Konsujt e nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër botë kanë mbërritur në vendin tonë për një vizitë dyditore në datën 28 nëntor. Konsujt e Nderit janë shtetas të huaj që kanë si mision promovimin e vendit tonë, forcimin e lidhjeve kulturore, rritjen e shkëmbimeve ekonomike, mes Shqipërisë dhe vendit të cilit përkasin.
Sipas agjendës së publikuar nga Ministria e Jashtme, më 28 nëntor ora 11.00, konsujt e nderit do të priten në takim nga zëvendës Kryeministri dhe Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në një ceremoni, ku do jenë të pranishëm dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, dhe ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço.
Më pas, konsujt e nderit do të priten në takime të veçanta nga kryeministri, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.