Topi nga Vlora: Sot motoja “Shqipëria mbi gjithçka”
Kreu i shtetit Bamir Topi ka zgjedhur Vlorën, qytetin symbol të Pavarësisë për të festuar këtë ditë të shënuar për gjithë kombin shqiptar.
Ai ka vendosur kurorë me lule në varrin e Ismail Qemalit si dhe ka nderuar flamurin tonë kombëtar.
Në fjalën e tij të mbajtur në sheshin e Pavarësisë, kreu I shtetit ka vlerësuar figurën e themeluesit të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali ndërsa ka shtuar se ai është modeli I urtësisë dhe sakrificës.
“Sot nderojmë atin e kombit tonë, nderojmë pagëzuesin e kësaj dite Ismail Qemalin. Ai ishte modeli i urtësisë i vendimeve të mëdha, I urtësisë dhe sakrificës” ka theksuar Topi.
Ai ka shtuar se sot motoja duhet të jetë “Shqipëria mbi gjithçka” ndërsa shtoi se projekti I nisur në vitin 1912 u pasua në shkurt të 2008 me Pavarësinë e Kosovës.
“Tani jemi dy shtete të pavarura, dy shtete me të njëjtat ndjesi dhe aspirate. Dy shtetet tona kanë si bazë trashëgiminë e të parëve. Të impenjohemi për të ardhmen europiane” ka theksuar Topi.