E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, Presidenti Topi merr mesazhe urimi nga personalitetet ndërkombëtare

Tiranë, 30 nëntor NOA Me rastin e 28 nëntorit, festës Kombëtare të Shqipërisë Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë mesazhe urimi nga personalitete ndërkombëtare dhe kryetarë shtetesh.

Puna jonë është kyçe në shumë fusha me interes të ndërsjellë nga paqeruajtja e deri tek ruajtja e të drejtave të njeriut dhe ndërtimi i një bote më të begatë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Ndërsa ndjekim këtë mision, na jep zemër fakti se Kombet e Bashkuara mund të mbështeten në kontributet, përkushtimin dhe mbështetjen e Shqipërisë shkruan në mesazhin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
Sipas zyrës së shtypit të presidentit, urimet më të mira e të përzemërta për zhvillim e prosperitet, mirëqenie e stabilitet të popullit shqiptar, Presidenti i Republikës ka marrë dhe nga homologu i tij kroat, Stjepan Mesiç, nga homologët e Maqedonisë, George Ivanov, së Sllovenisë, së Turqisë, Polonisë etj.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›