E Diel, 1 Nëntor 2026

Metodat kontraceptive, tani mund të merrret informacion edhe në farmaci

Tashmë informacion për planifikimin familjar mund të gjesh edhe në farmaci. Ky është qëllimi i projektit Change të USAID-it , i cili me një grup mjekësh është duke trajnuar 100 farmaci në Tiranë, rreth metodave kontraceptive të mbrojtjes dhe shume elementëve të tjerë të planifikimit familjarë. Sipas doktoreshës Teuta Pipa, qëllimi i projektit si Change është ndryshimi i sjelljes, kjo duke parë shifrat alarmante sipas të cilave 12 përqind e popullsisë përdorin metodat kontraceptive.
Megjithë punën që bëhet në qendrat shëndetësore dhe nga organizata të ndryshme niveli i popullsisë që njohin ose vënë në jetë planifikimin familjar mbetet teper i ulët, më problematike vijojnë të mbeten zonat rurale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›