E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festat e fundvitit- Shkodra tërheq turistët e huaj, mikpritje të ngrohtë dhe aktivitete festive

Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për turistët gjatë festave të fundvitit. Me një atmosferë magjike, mikpritje të ngrohtë dhe aktivitete festive, qyteti ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Turistët shprehen entuziastë për bukuritë dhe organizimin e qytetit nga Bashkia Shkodër.

“E mrekullueshme, absolutisht e bukur, familjare, mund të dallosh kulturën tek rrugët në qytet, është vërtet e mirë, është shumë këndshëm duket shume këndshëm, me siguri do rri dy ditë dhe është vërtet këndshëm”, shprehet turisti.

“Është e mrekullueshme, super mikpritëse, pushimet shumë festive, është një qytet shumë i bukur, super mikpritës super festiv dhe të gjithë janë shumë të sjellshëm. Ne e duam. Njerëzit padyshim duhet të vijnë këtu, është një vend i mrekullueshëm për të kaluar pushimet”.

“Edhe unë mendoj se është shumë bukur, është fantastik, të gjithë janë këtu me familjet e tyre, në kuptimin që është bërë një punë e mrekullueshme në organizim”, vlerësojnë ata.

Gjithashtu, qyteti ka fituar zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë teksa ftojnë dhe të tjerët ta vizitojnë.

“Shumë bukur, i organizuar, i shndritshëm, dhe shumë i këndshëm. Kjo është hera ime e parë këtu, por në Shqipëri kam qenë dhe herë të tjera. I ftoj të tjerët të vijnë, sepse njerëzit janë shumë të respektuar. Është shumë bukur, ushqimi është i shkëlqyer, ndihesh mirë dhe njerëzit janë të ngrohtë”.

“Është mirë, shumë e sistemuar dhe e organizuar. Ndihemi vërtet mirë!”, shprehen turistët.

Shkodra po e prezanton veten si një destinacion tërheqës, ku organizimi i festave dhe aktiviteteve kulturore ka bërë diferencën.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›