E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, Presidentja Osmani në veri

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/  Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Osmani gjatë kësaj kohe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, raporton KosovaPress.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.

/Kosovapress/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›